4 shqiptarë në pranga, tentuan të kalonin kufirin duke u fshehur mes paletave

Janë ndaluar nga zyrtarët e gardës Civile Spanjolle 4 shtetas shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në Irlandë.

Sipas raportimeve 4 shqiptarët u gjetën të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni që ishte parkuar në një traget.

Ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre, mediat e huaja raportojnë se ka patur një rritje të rasteve kur emigrantët illegal kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur si rrugë tranziti kufirin detar përmes trageteve në portin Santander.