Plas sherri para ndeshjes Kastrioti-Skëndërbeu, dhunohen tre lojtarë korçarë

Klubi i Skëndërbeut ka bërë të ditur dhunimin e tre lojtarëve të saj para ndeshjes me Kastriotin.

Sipas klubit 25 persona janë futur në stadium dhe kanë dhunuar te lojtarët e tyre.

Bëhet fjalë për: Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Tioskiç.

Denoncimi është bërë nga vetë klubi i Skëndërbeut, sipas të cilit persona të paautorizuar kanë hyrë brenda në fushë.

Sipas klubit asnjë forcë policie nuk ndodhej në stadium.

Ndeshja është programuar për t’u luajtur në 14:00.