LDK, VV kundër buxhetit, shpresa tek PSD

Seanca e paraparë në Kuvendin e Kosovës për votimin e buxhetit të vitit 2019, nuk ka filluar në kohën e paraparë.

Ajo ishte paraparë që të fillonte në ora 10:00 por edhe pas një ore ende nuk ka filluar. 

Votën kundër këtij buxheti e kanë deklaruar, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lumir Abdixhiku, deputet nga radhët e kësaj partie, e  ka konfirmuar për“SyriKosova”se qëndrimi kundër i LDK-së është i pa ndryshuar.

Ne nuk do ta votojmë buxhetin, dhe do të kërkojmë që kjo tentativë e qeverisë të mos kaloj me miratimin tonë.

Qëndrim të njejte ka edhe VV, Arbërie Nagavci për SyriKosova  e rikonfirmoi votën kundër këtij buxheti.

“Buxheti për vitin 2019, është jo i konsoliduar dhe jo transparent dhe ky buxhet akomodon lukse te shumta”

Kujtojmë se nga partitë opozitare eshte Partia Socialdemokrate ajo e cila voten per buxhet e ka kushtezuar me 5 kushte, nje nga to ishte shkarkimi i Rikallo, kusht ky qe u realizua sot nga Haradinaj

Dardan Sejdiu, shefi i grupit parlamentar i PSD-se, rikonfirmoj se vota pro e PSD-se do te jete vetem nese plotesohen edhe tre kushtet e tjera qe jane parapare te plotesohen sot.

Kushtet e mbetura te PSD-së, janë votimi i Ligjit për Pagat, Ligji për Dialogun, Krijimi i Komisionit Ad-Hoc për pensione si dhe Ligjin për Qeverinë.