“20 euro në mes të pasaportës”, filmohet korrupsioni në doganën me Malin e Zi

Korrupsioni është padyshim një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare.

E më i madh akoma është kur bëhet fjalë për doganat mes dy shteteve.

Në doganën mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është filmuar një korrupsion i tillë, teksa shoferi i autobusit mbledh pasaportat e udhëtarëve, ndërsa u bashkëngjit edhe euro për secilin.

Materiali është publikuar nga Joq Albania dhe besohet se është filmuar 10 ditë më parë.

Destinacioni i atyre parave do të ishin doganierët sipas dërguesit të materialit.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: