Sinan Hoxha tregon problemet e martesës: Nuk kthehem dot në shtëpi…

Të gjithë e mbani mend këngën e Sinan Hoxhës “8 me 2”.

Asokohe vetë këngëtari ishte beqar, teksa tani shprehet se jeta e tij është shndërruar fiks si në vargjet e asaj kënge.

Në një intervistë për “E show”, Sinani ka pranuar se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht pas martesës, duke thënë me ironi se Andrra ia ka bërë “8 me 2” jo vetëm atij pot ë gjithëve.

Ai u shpreh:

"Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën vetë jeta, është vetë natyra. Pra ti s'je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt."