E pyesin rreth transferimit të Neymar, Courtois zgjedh një tjetër lojtar në vend të tij

Gardiani i Rela Madrid, Thibaut Courtois do të zgjidhte Eden Hazard në vend të Neymar si transferimin kryesor tek Real Madrid.

Kjo pasi Courtois e njeh më mirë belgun, teksa është aktivizuar për 4 vite së bashku me të tek Chelsea.

I pyetur rreth këtyre transferimeve, 26-vjeçari mendon se Hazard do të ishte transferim më i mirë, shkruan Goal.com

Në lidhje me gjendjen e ekipit të tij, belgu u shpreh:

"Unë nuk e di çka do të ndodhë. Kjo nuk është pyetje për mua, por për udhëheqësit e klubit.

Ekipi është ai që është tani. Karim Benzema është në formë të mirë dhe shënoi 17 gola. Gareth Bale startoi mirë, por më pas është dashur të merret me lëndimet”.

Ju shikoni në ndeshje se ne kemi cilësi. Por, ndonjëherë është thjeshtë e pamundur të shënosh”, deklaroi Courtois.

Courtois shpesh është cilësuar nga mediat spanjolle si blerje e dështuar, për shkak të golave të shumtë që ka pësuar apo edhe formës së dobët të Real Madrid.

Madrilenët aktualisht ndodhen 10 pikë pas Barcelonës, teksa do të përballen me “blaugranët” në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.