FOTO/ Tajlanda 'pushtohet' nga ndotja e lartë

Ndotja e madhe është kthyer në një fenomen shqetësues për shumë qytete të mëdha. Smogu nga makinat dhe industria po vret shumë njerëz.

Ndotja toksike ka përfshirë kryeqytetin e Tajlandës, duke detyruar autoritetet që të mbyllin më shumë se 400 shkolla për pjesën tjetër të javës, për të mbrojtur efektet e dëmshme.

Kryeqyteti i Tajlandës po përjeton një nga nivelet më të këqija të ndotjes së ajrit, të shkaktuara nga grimcat tejet të vogla të pluhurit të quajtura PM2.5.

Ndotja nga trafiku, punimet në ndërtim, djegiet nëpër fusha dhe ndotja nga fabrikat shihet si shkaktarët që kanë shkaktuar ndotjen masive.

Përpjekjet e autoriteteve për të pastruar ajrin deri tani kanë dështuar.

Qeveria ka provuar të përdorë dronët për të hedhur ujë në ajër, duke reduktuar trafikun, por kjo ka pasur pak ndikim.

Autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e djegies së fishekzjarrëve për vitin e ri Lunar, që pritet të festohet javën e ardhshme.

Dhjetëra njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e ndotjes, ku problematikat më të shumta shfaqen tek sytë, hundët dhe mushkëritë. Maskat nëpër fytyra janë bërë të zakonshme.