Blendi Fevziu takon studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Në fakultete ka vazhduar bojkoti i studentëve duke qëndruar në hollet e fakulteteve përkatëse duke bërë ligjërime dhe aktivitete argëtuese.

Sot në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ishte gazetari i njohur Blendi Fevziu ku për rreth një orë e gjysëm mbajti ligjërim para studentëve të këtij fakulteti dhe jo vetëm.

Fevziu foli rreth ndryshimeve dhe të përbashkëtave  të grevës studentore aktuale me atë të viteve 1990.

Ligjërimi ishte në formën e bashkëbisedimit ku studentët kishin mundësi ta pyesnin gazetarin.