Tirana-Teuta, formacionet zyrtare
Tirana dhe Teuta do të luajnë ndeshjen e parë të javës së 20-të në Kategorinë Superiore.
Pas disa fitoreve radhazi të Tiranës, ekipi i Memës kërkon sërish të vazhdojë këtë ecuri pozitive, përballë ekipit që gjendet në vendin e tretë në renditje.
Nga ana tjetër, Teuta vjen pas barazimit me Flamurtarin javën e kaluar, dhe për të arritur objektivin Europë, ekipi i Shkëmbit do të kërkojë pikë, edhe në transfertën e “Selman Stërmasit”.
Formacionet zyrtare
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Imami, Hoxhallari, Maveje, Daja, Karabeci, Halili, Greca, Ngo
Trajner: Ardian Mema
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Osmani, Sidibe, Kallaku, Traore, Progni, Kamara
Trajner: Bledi Shkëmbi