Safet Bajri del nga burgu e shkon në Shkodër

Është liruar me leje të posaçme nga drejtoria e burgjeve, Safet Bajri.

Kjo pasi babai i tij ka ndërruar jetë, dhe ‘i forti i Shkodrës’ është lejuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Leja është firmosur për gjashtë orë, ndërsa varrimi është kryer mesditën e sotme.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat sqaruan se leja e veçantë për të paraburgosurin Bajri u dha vetëm pasi u mor edhe miratimi i prokurorisë për Krime të Rënda dhe asaj të Shkodrës.

Miratohet leja që Safet Bajri të marrë pjesë në varrimin e të atit, por duke e konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, institucionet e akuzës kërkojnë nga burgjet që në bashkëpunim me policinë e shtetit të marrin masa për të siguruar mbarëvajtjen e zbatimit të lejes.

I konsideruari si i ‘forti’ i Shkodër, Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10:20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00. Burime të besuara për News 24 thanë se jo vetëm policia kishte marrë masa sigurie, por edhe vetë familjarët janë kujdesur për këtë.