VIDEO/ ‘Dramë’ në ‘San Siro’, Strakosha pret 2 penallti dhe kualifikon Lazion

Interi dhe Lazio zhvilluan mes tyre në “San Siro” sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë, shkruan Syri.net.

Lazio u kualifikua falë gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe dy shtesat u mbyllën në barazim.

Strakosha priti 2 penallti, duke u bërë heroi i lacialëve.

90 minutat nuk prodhuan gola, ndërsa në shtesë Immobile kaloi Lazion në avantazh, por në fund Icardi barazoi me penallti.

Pas gjuajtjeve të penalltive, me Strakoshën në superformë, kryeqytetasit arrijnë të kualifikohen me rezultatin 4-3.