E ardhmja e Coutinhos larg Barcelonës? Do respektoj vendimin e klubit

Philippe Coutinho duket se është në dijeni që do të largohet nga Barcelona.

Braziliani ka thënë se atij nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të punojë dhe të zhvillohet edhe më shumë si lojtar.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do respektoj vendimin e klubit”, tha fillimisht Coutinho

“Në kokën time e kam të qartë se unë vetëm duhet të punoj dhe të zhvillohem si lojtar”, ka shtuar më tej braziliani.

Chelsea është duke e kërkuar transferimin e Coutinhos, ndërsa Barcelona kërkon 110 milionë euro nga shitja e tij.