Nga Serie A vjen në Superligë, Kukësi huazon portierin e SPAL-it

Ka firmosur me lojtarë si Eduard Rroca, Vasil Shkurtaj, Faton Xhemaili, Olsi Teqja dhe Valdet Rama, por te Kukësi nuk dinë të ndalen në merkaton e janarit.

Sipas “Panorama Sport”, portieri senegalez, Maurice Gomis, do të jetë pjesë e Kukësit në formë huazimi nga klubi i Serisë A, SPAL.

Marrëveshja mes dy klubeve sapo është arritur dhe pritet që deri në fundjavë portieri 21-vjeçar t’i bashkohet Kukësit për të qenë pjesë e tij deri në fund të sezonit.

Gomis është vëllai i portierit të parë të SPAL-it, Alfred Gomis. Ai është nën kontratë me SPAL dhe së fundmi ka qenë pjesë e Noçerinës dhe Siracusa Calcio në Serinë C.