Lista e pasanikëve në Spanjë, këta janë 5 bosat nga bota e sportit

Sot u publikua lista me 200 njerëzit më të pasur në Spanjë dhe disa nga figurat e futbollit spanjoll radhitën mjaft lart në këtë listë.

Lista i grumbullon plot 51 miliarderë dhe së bashku ata i posedojnë 231,488 miliardë euro.

Ky është edicioni i 13-të që publikohet kjo listë nga revista spanjolle “El Mundo”.

Listën e kryeson themeluesi i kompanisë Inditex, Amancio Ortega, i cili besohet se i ka 50.4 miliardë euro.

Megjithatë, në këtë listë ka edhe njerëz të cilët janë të përfshirë në botën e futbollit dhe këta janë pesë prej më të pasurve.

Nga bota e sportit janë:

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit: 1.2 miliard euro.

Fernando Roig, presidenti i Villarealit: 930 milionë euro.

Miguel Angel Gil Marin, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit: 240 milionë euro.

Jaume Roures, drejtori ekzekutiv i televizionit sportiv Mediapro: 230 milionë euro.

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit: 230 milionë euro.