Solari i kundërpërgjigjet Guardiolës për klubin më të mirë të 10 viteve të fundit

Trajneri i Real Madridit, argjentinasi Santiago Solari, nuk e ka kapërdirë lehtësisht deklaratën e kolegut të tij Pep Guardiola, i cili me bindje pohon se klubet më të mira të dekadës së fundit janë vetëm tre; Juventus, Bayern Munich dhe Barcelona, duke përjashtuar nga podi klubin mbretëror të Realit.

Me Los Blancos që mbeten jashtë referencës së Guardiolës, Solari kundërpërgjigjet duke e cilësuar prononcimin e teknikut të Manchester Cityt si delirant.

Në daljen e tij të fundit për mediat, 42-vjeçari i klubit mbretëror deklaron me bindje se janë Los Blancos më të mirët e 10-vjeçarit të fundit.

“Më tingëllon si delirant. Nuk ka dyshime se Reali është klubi më i mirë i dekadës se fundit, madje do të shtoja se është klubi më i mirë në historinë e futbollit”, tha Solari.