Shtohet numri i viktimave, SHBA mbetet e pushtuar nga i ftohti polar

Së paku tetë vetë kanë vdekur dhe qindra të tjerë kanë shfaqur probleme shëndetësore në Midwest të SHBA-së, ndërsa i gjithë vendi dridhet nga stuhia më e keqe polare ndër dekada.

Një student është  gjetur i vdekur jashtë një ndërtese kolegji dhe ai është ndër viktimat e ngrirjes vdekjeprurëse.

Spitalet  po përballen me një fluks të madh njerëzish të cilët janë trajtuar me ndihma mjekësore. Shumë nga pacientët raportojnë problemin e ngrirjes.

Shpërthimet edhe më të forta mund të vijnë të enjten në mbrëmje. Nëntëdhjetë milionë njerëz ose një e treta e SHBA  kanë përjetuar temperatura prej -17 (0F) ose më poshtë.

Rreth 250 milionë amerikanë në përgjithësi kanë përjetuar kushtet e "vorbullës polare” e cila nuk dihet se kur do ndalojë.