FOTO/ Manchester City nënshkruan me ‘Modric’ e ri

Manchester City ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit të Kroacisë, Ante Palaversa nga Hajduk Split.

Kampionët e Premier Ligës kanë paguar 4.1 milionë sterlina për 18-vjeçarin, i cili do të mbetet në huazim në Hajduk deri në verën e vitit 2020.

Palaversa ka zhvilluar 11 ndeshje me skuadrën U-21 të Kroacisë dhe ka një të ardhme premtuese.