Haradinaj s’lëviz nga qëndrimi për taksën

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk ka lëvizur qëndrimin e tij rreth çështjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, ka deklaruar se taksa 100 % nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet për 120 ditë dhe me kushte, si mirëbesim ndaj SHBA-ve dhe BE-së për disa arsye.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së u ka shkruar një letër ambasadorëve të Quint-it dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, në të cilën i ka bërë të ditura kushtet për pezullimin e taksës 100 %.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë, e në të njëjtën kohë po vazhdon seanca e Kuvendit me shumë pika të rendit.

Ndryshe, të shtunën është caktuar seanca për buxhetin e vitit 2019.