Kur Rama kërkonte heqjen e 'taksës së votës'

Nga Ylli Manjani.

Në vitin 2009, Rama kandidat për Kryeministër konsideronte tarifën për paisjen me kartë identiteti si “Taksë e votës”.

Ishte hera e parë që shqiptarët po paiseshin me kartë identiteti dhe, meqë koinçidoi edhe si vit zgjedhor rreziku që njerëzit mund të mos paiseshin në kohë me karta ishte i lartë. Edhe atë vit, si këtë vit, data e zgjedhjeve ishte 28 qershor.

Shqetësimi se njerëzit nuk kishin para për të blerë kartën e identitetit ishte shumë i lartë. Ndaj kandidati për kryeministër e quajti “taksa e votës” dhe i kërkonte çdo ditë kryeministrit Berisha heqjen e kësaj takse.

Ndërkohë Erion Veliaj në krye të G99 mblidhte firma për peticione kundër “Taksës së votës”. Sot, 10 vite më vonë, Rama kryeministër e Erioni në krye të Bashkisë, jo vetëm që s’e kanë hequr, por është dyfishuar “taksa e votës”!

Kartat e 2009-ës skadojnë dhe ky 28 qershor është vërtetë në rrezik!