VIDEO/ Gjyqtari i Serbi-Shqipëri ndëshkoi sonte Liverpoolin, i mohoi penalltinë

Liverpooli barazoi sonte me rezultat 1-1 në “Anfield” kundër Leicester Cityt.

Kur zhvillohej minuta e 57-të, Liverpooli u dëmtua rëndë nga gjyqtari i kësaj ndeshje, Martin Atkinson.

Ricardo shkon nga prapa Keitas dhe e rrezon atë, teksa ai ishte bërë gati për të shënuar gol.

Megjithatë, nga xhirimet shihet se Atkinson nuk ka pasur fare të drejtë dhe se Liverpoolit në këtë rast iu mohua një penallti e pastër.

Kujtojmë se Atkinson ishte gjyqtar i takimit që Shqipëia luajti në Serbi, që u ndërpre për shkak të trazirave në stadiumin e Beogradit.