PD, Strazimiri: Qeveria ‘Nr.339/1’ !!!

Nga Gent Strazimiri

"Zëri i Amerikës" dëshmoi sot ilegjitimitetin e qeverisë aktuale, e cila është në pushtet, vetëm për shkak të parave dhe influencave kriminale të organizatave mafioze, realizuar përmes një skeme kriminale të mirëpërgatitur, të mirëmenduar dhe mirërealizuar!

"Zëri i Amerikës" gjithashtu dëshmoi se prokuroria shqiptare ka prova të pakundërshtueshme, për të arrestuar e nxjerrë para ligjit organizatën politiko-kriminale dhunuese të votës së shqiptarëve, dhe nuk vepron me vetëdije të plotë kriminale!

"Zëri i Amerikës" solli sot provat proceduriale se si qeveria përdori mafian për të manipuluar zgjedhësit përmes parave, favoreve dhe shantazheve në të paktën 4 qarqe, të cilat në total japin 59 nga 140 deputetë që ka gjithsej Kuvendi i Shqipërisë!

"Zëri i Amerikës" sot zhbëri çdo "analizë politike" të "analistëve", "politologëve", "opinionistëve" me dhe pa parti, mbi performancën e "alternativave" në raport me "rezultatin" e zgjedhjeve dhe "vullnetin e shqiptarëve"...

Me një fjalë, "Zëri i Amerikës" sot na tregoi se në ç'gjiriz jetojmë, me ç'të pëgërë mbi kokë e me ç'fekale gostisin miletin në çdo studio televizive natë për natë!!!

"Zëri i Amerikës" sot rikonfirmoi në çdo gërmë denoncimet e bëra nga opozita çdo ditë që ka fal Zoti, që nga dita 0 e këtij regjimi!

KAQË!!!

Ky ka qenë reagimi në emër të Partisë Demokratike nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gent Strazimiri.