FOTO/ I ftohti polar pushton SHBA-në

Qytete të shumta janë ngrirë në Midwest të SHBA-së. E gjithë jeta aktive e qyteteve është ngrirë nga i ftohti polar që ka kapluar SHBA-në.

Deri tani raportohen gjashtë persona të vdekur si rezultat i motit.

Temperaturat kanë rënë aq ulët sa kanë arritur vlera -30C (-22F) në Çikago dhe -37C në North Dakota.

Moti i acartë ka bllokur të paktën 250 milion shtetas.