‘Qershia mbi tortë’ e Gjicit, sjell te Kukësi mesfushorin e Kombëtares

Nuk ka nevojë të skadojë afati për ta marrë zyrtarisht etiketimin “Mbretër” të merkatos, pasi Kukësi bën goditjen më të madhe të janarit.

Valdet Rama, ish-mesfushori i Kombëtares, do të jetë goditja më e madhe jo vetëm e verilindorëve, por e të gjithë klubeve të Superiores.

Akordi është arritur dhe zyrtarizimi thjesht një formalitet, me presidentin Safet Gjici që i vë “qershinë mbi tortë” një fushate ëndrrash në këtë janar për të bërë realitet pikësynimin e tij të madh, titullin kamion.

Skuadra verilindore ka arritur akordin me mesfushorin 31-vjeçar, për të cilin nëse nuk do të mjaftonte një CV e pasur dhe impresionuese, ku përfshihen skuadra si Wolfsburg, Hannover 96 e Valladolit, mjafton të kujtoni edhe paraqitjet dhe 3 golat me fanellën e Shqipërisë.

Pas një shëtitje të gjatë në Bundesliga, La Ligan spanjolle e madje deri në kampionatin kinez, prej nga ka patur aventurën e fundit, Valdet Rama vjen te Kukësi si arma plus për të arritur titullin kampion.

Pas Vasil Shkurtajt, Eduart Rrocës, Faton Xhemailit dhe Olsi Teqjas, edhe një xhevahir në mesin e fushës për t’i dhënë ide, fantazi, fleksibilietet dhe shumë klas repartit që shpesh vendos ndeshjet, mesit të fushës.

Një fushatë yjesh pa kursyer shpenzimet në dispozicion të Armando Cungut.