Perez heq dorë nga ‘Big-ët’, Reali synon të transferojë sulmuesin e talentuar

Luka Jovic është një nga sulmuesit e rinj me të ardhme më të ndritur.

Kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid ka hyrë në negociata për të transferuar lojtarin e Eintracht Frankfurt që shihet si pasardhës në sulm i Karim Benzema.

Jovic është në huazim me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro nga Benfica, shumë që Eintracht Frankfurt do ta paguajë pa u menduar duke parë se vlera aktuale e Jovic ka arritur deri në 40 mln euro.

Kujtojmë që sulmuesi serb ka shënuar 18 gola duke dhënë 4 asiste në 25 ndeshje të luajtura.