FOTO/ Kamëz, një qytetar i zë rrugën Bashës: Ti ke vlera, se nuk je mendjemadh!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pasi u takua me banorët e një lagjeje në Bathore, shtëpitë e të cilëve ishin djegur nga energjia elektrike, e përshkoi Kamzën më këmbë duke u ndalur para një shkolle të shkatërruar.

“Ju ftoj të gjithëve në 16 shkurt të merrni në dorë fatin tuaj, t’u japim zgjidhje problemeve, - i tha ai qytetarëve që e shoqëronin. - Nga 7000 familje me ndihmë ekonomike në Kamëz, kanë mbetur vetëm 600 familje me ndihmë dhe numri i tyre po vjen në ulje. Kjo shkollë nuk do të jetë gërmadhe, nuk do ta lëmë gërmadhe, por me ndihmën tuaj në 16 shkurt do t’i japim përgjigjen përfundimtare kësaj bande.

Por, ndërsa Basha po largohej, një qytetar, që e prezantoi veten, i zuri rrugën dhe e ndali për t’i thënë dy fjalë:

“Unë jam qytetar i thjeshtë. Naim Shehu. Nuk ta them për komplimente, por ke vlera se ti nuk je mendjemadh! Sinqerisht. E dyta. Ke vlera se takohesh me popullin. Populli është thesari më i ditur nga të tjerët. Dakord jemi?! Unë të falenderoj! Pa komplimente! Hallall ta bëftë Zoti!"