VIDEO/ Basha në Bathore, tek lagja ku shtëpitë u dogjën nga energjia elektrike

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur në këto momente një takim me banorët e Bathores, të cilëve iu janë djegur shtëpitë nga energjia elektrike dhe nuk janë kompensuar. 17 familjeve iu dogjën banesat para disa viteve.

Kryetari i PD-së dëgjoi me vëmendje problemin e një zonje, e cila kishte burrin dhe djemtë të operuar në shtëpi dhe shumë probleme ekonomike. Por, mbi të gjitha, nuk arrinte dot të vuloste dokumentet që i duheshin, pasi e vërtisnin nëpër zyrat e shtetit në Tiranë,.

Në këtë pikë, Basha i premtoi zonjës se me PD-në në qeveri, kompentencat do t’i ktheheshin pushtetit lokal, sepse vetëm pushteti lokal e njihte realitetin në zonë dhe jo burokratët në Tiranë.