Braktisja e serialit i kushtoi shtrenjtë aktores së njohur turke

Aktores turke Deniz Baysal i ka kushtuar shtrenjtë braktisja e xhiremeve të serialit ‘Sevda Kusun Kanadsnda’, pas padisë së kompanisë së produksionit “Sonart Medya Yay?nc?l?k A.S'.

Gjykata ka vendosur që ajo të paguajë një gjobë prej 20 mijë dollarë me argumentin se aktorja ka shkelur kushtet e kontratës.

Gjykatë është shprehur:’ Askush nuk është i/e detyruar të futet në marrëdhënie kontraktuale pa dëshirën e tij/saj”.

Ndërsa vetë aktorja 27-vjeçare tha se e kishte ndërprerë kontratën si pasojë e kushteve të vështira në punë dhe vonesës së pagesës dhe kërkoi rrëzimin e padisë gjyqësore.