Përlotet Adelina Tahiri: Nuk e di a është mëkat të duash dikë

Martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjoza Markov nuk u prit shumë mirë nga publiku dhe këngëtarja u sulmua në rrjete sociale.

Në një intervsitë për emisionin e Big Mamës, ‘Mama’s trip’ Adelina është përlotur teksa ka treguar gjendjen e veshtirë që ka kaluar.

“Kam pasur kërcënime nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kërcënime për fëmijën tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mëkat të duash dikë.”.

Këngëtarja shtoi se tani është shumë e lumtur se vogëlushi i saj i ka dhënë motiv të ecë përpara.

‘Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtër ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë”, pohoi Adelina.