Huawei kundërpërgjigjet, mohot gabimet pas akuzave të SHBA

SHBA ka hedhur plot 13 akuza ndaj gjigandit të teknologjisë Huawei, ku akuza më e fortë është ajo për mashtrim.

Me të mësuar akuzat ka ardhur edeh reagimi i kompanisë kineze.

Huawei ka mohuar të ketë bërë gabim, pasi prokurorët e SHBA paraqitën një mori akuzash kriminale kundër firmës.

Huawei gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet penale kundër zyrtares së tij financiare Meng Wanzhou, e cila u arrestua në Kanada muajin e kaluar.

Akuzat e paraqitura kundër Huawei në SHBA përfshijnë mashtrimin e bankave, pengimin e drejtësisë dhe vjedhjen e teknologjisë.

Rasti mund të përshkallëzojë tensionet midis Kinës dhe SHBA.

Në një deklaratë, Huawei tha se ishte " zhgënjyer  nga akuzat e ngritura kundër kompanisë sot".

Ai tha se nuk ka kryer "asnjë nga shkeljet e pohuara" dhe se "nuk është në dijeni për asnjë keqbërje nga znj. Meng".

Deklarata tha se akuzat për vjedhjen e sekreteve tregtare ishin objekt i një padie civile të vendosur, në të cilën një juri gjeti "as dëm, as sjellje me dashje dhe me qëllim të keq", shkruan BBC.