FOTO/ Ndryshimet drastike në pamje! Këngëtaret shqiptare vështirë t’i njihni

Ato ndryshojnë shpesh.

Por, ashtu siç shpërndahen shpejt viruset, aq shpejt po shpërndahen edhe inspirimet e këngëtareve për të ndjekur një hap që e merr tjetra, shkruan Syri Kosova.

Së fundmi, këngëtaret shqiptare po i ndryshojnë flokët, duke bërë që vështirë të njihen që janë ato.

Po fillojmë me Dhurata Dorën!

Nga një brune, për shkak të xhirimeve të klipit të ri, Dhurata Dora është bërë bionde! Ajo nuk ka vënë ndonjë paruke, por, flokët i ka ngjyrosur dhe e tillë po duket shumë bukur. Edhe pse nuk na janë mësuar sytë me këtë ndryshim të këngëtares, prapë se prapë Dhurata po i rri mirë edhe kjo ngjyrë.

Pas saj, krejt ndryshe në rrjetet sociale është shfaqur Dafina Dauti.

Ajo mbrëmë e ka hedhur një fotografi në Facebook ku ka treguar se përpos që ndryshoi ngjyrën e flokëve, ka vënë edhe thjerrëza të kaltra , duke u ndryshuar tërësisht. Edhe Dafina ka qenë brune e tani është bërë bionde.

Deri më sot, Loredana Zefi është paraqitur vetëm me flokë të shkurta, por, ajo në klipin e ri me Mozzik do prezantohet me flokë të gjata. Loredana ka vënë paruke dhe me ndryshimin e bërë duket mjaft interesante dhe më femërore, shkruan Syri Kosova.

Ndryshe në klip do të dal edhe Enca Haxhia.

Enca në Instagram ka hedhur një fotografi të shkëputur nga klipi i ri, ku vërehet se ka bërë flokët e bardha, por, si çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe ajo ka vënë paruke, mirëpo, mund të cilësohet si ndryshim.

Me pamje të re, flokë të gjata me nuanca bionde, së fundmi është paraqitur edhe Era Istrefi, ani pse dikur kishe flokë të zeza.