", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Juventus zyrtarizon transfertën, merr lojtarin nga rivalët e Serie A

Juventus ka zyrtarizuar transferimin e Martin Caceres nga Lazio.

Mbrojtësi uruguaian në të kaluarë ishte pjesë e ‘Zonjës së Vjetër’, ndërsa tashmë është rikthyer në Torino.

Juventus ka njoftuar se Caceres do të jetë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa për të është paguar shuma me vlerë 600 mijë euro.

Uruguaiani është transferuar te Juventusi si zëvendësues i Medhi Benatias që u largua drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.