FOTO/ Celine Dion flet për mashkullin që ka hyrë në jetën e saj

Këngëtarja Celine Dion ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me balerinin Pepe Munoz i cili është parë ti qëndrojë pranë këto javët e fundit këngëtares.

Edhe pse çifti e ka mohuar romancën midis tyre Celina ka treguar se miku i saj më i mirë e bën të ndihet e sigurtë dhe në formë.

Celine u shpreh:

‘Po, ka një mashkull tjetër në jetën time, por jo mashkulli i duhur në jetën time. Ne u afruam menjëherë si miq, evoluam … por le të mos përziejmë gjithçka”.

“Nuk më vjen keq për lajmet sepse ai është i bukur dhe ai është shoku im më i mirë. Kur them që unë jam vetëm, ju lutem më lini të qetë”.

“Ne jemi shokë të mirë. Sigurisht që përqafohemi dhe kapemi për dore dhe dalim, kështu që njerëzit e shohin këtë. Dua të them, ai më jep dorën për të dalë “.

Celine ishte e martuar me Rene Angelil, i cili është dhe babai i fëmijëvë të saj.

Ai ndërroi jetë tre vjetë më parë nga një sëmundje e rendë në moshën 73 vjeçare.