Braho kundër Ramës: U shkel ligji me dekretin e shkarkimit të Bushatit

Mazhoranca ka shkelur ligjin më votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit.

Socialisti Spartak Braho, i cili abstenoi gjatë votimit, shpjegon veprimin e tij për A2 CNN.

‘Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin’, tha Braho.

I pyetur nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi:

‘Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi’.