Presidenti i Luganos jep këtë deklaratë pas transferimit të Sadikut

Presidenti i Luganos, Angelo Renzetti u shpreh entuziast për transferimin e Armando Sadikut.

Në një prononcim për mediat zvicerane, numri një i klubit të Luganos tha se sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të japë një kontribut të rëndësishëm.

 “Para së gjithash për ne kjo është një mundësi e madhe dhe jemi të vetëdijshëm se me ardhjen e Sadikut mund të bëjmë gjëra interesante në fazën sulmuese. Është e qartë se me këtë lojtar do të përpiqemi të bëjmë më mirë se në fazën e parë të kampionatit, por pa objektiva konkretë.

Shpresojmë që pas dëmtimit, Sadiku të jetë shëruar plotësisht pasi e ka treguar këtë gjë. Nëse është kështu, do të jetë në gjendje të na japë një kontribut të rëndësishëm”, u shpreh Angelo Renzetti.

Kujtojmë që Armando Sadiku u rikthye te Lugano pas një aventure jo të suksesshme në Spanjë aty ku u aktivizua me Levanten.