FOTO/ Një shqiptar zgjidhet në formacionin më të mirë në Zvicër, feston me shqiponjë

Në Zvicër është zhvilluar mbrëmja gala për shpërndarjen e çmimeve për futbollistët më të mirë të vitit që lamë pas.

Futbollisti i vetëm shqiptar, Benjamin Kololli u zgjodh mbrëmjen e djeshme në formacionin më të mirë të vitit 2018 në Zvicër.

Pas çmimit, mesfushori i Kosovës festoi duke bërë shqiponjën, ndërsa në mbrëmjen gala nuk mungoi as Armando Sadiku, i cili së fundmi u transferua te Lugano.

Të nominuar për tre çmime të ndryshme ishin edhe shqiptarët Taulant Xhaka, Bastien Toma, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Albian Ajeti, por asnjë prej tyre nuk arriti të fitonte ndonjë çmim.