FOTO/ Bebe Rexha ju drejtohet Dua Lipës, Rita Orës dhe Ava Max: Dua një bashkëpunim

Dy këngëtaret me origjinë nga shqipëria Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin prej vitesh. 

Ndonëse zhanret e muzikës së tyre dallojnë, ka kohë që flitet për konkurrencë e inate mes dy artisteve. 

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë pasur rastin që përnjëherë të jenë pjesë e koncerteve dhe evenimenteve të ndryshme e tejet të rëndësishme për industrinë e muzikës, por pa marrë parasysh këtë, ato asnjëherë deri më tani nuk janë shfaqur bashkë. 

Dhe është këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Bebe Rexha e cila kërkon ti bëjë bashkë dy këngëtaret.

Në një postim në Twitter Bebe shkruan: 

 “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max” duke e shoqëruar postimin me ikonat e ngjyrave kuq e zi. 

Nga të përmendurat në postim reagoi vetëm Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Ava Koçi.