Media e madhe britanike zbulon pse Rama nuk i do hapjet e negociatave me BE-në

Në investigimin e fundit të gazetës prestigjioze britanike, “The Indipendent” të përgatitur nga gazetari Borzua Daragashi, bien në sy edhe disa deklarata të diplomatëve të rëndësishëm të huaj. Sipas tyre miliardat e trafikut ndërkombëtar të drogës tashmë kanë inflirtuar në ekonominë shqiptare dhe veçanërisht në sektorin e ndërtimit që ka pasur kohët e fundit një bum të pazakontë dhe njëkohësisht kanë infektuar keq qevinë dhe elitën politike vendase.

 Autori i shkrimit ka arritur në një përfundim tronditës ; Në mes të Europës ekziston një Narko-Shtet, që quhet Shqipëri ku lëvrohen miliarda euro. Duket se është pikërisht shndrimi i vendit në një lavatriçe gjigante për paratë e krimit ndërkombëtar që e bën klasën qeverisëse që të mos jetë e interesuar që vendi ynë të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Është Kolumbia e Europës”, është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Është një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku, për të hyrë në BE”, thotë për gazetarin një diplomat i rëndësishëm në Tiranë.

Edhe specialistë të njohur të ekonomisë dhe kriminalistikës e kanë theksuar sistematikisht më herët që nëse Shqipërisë do ti hapej drita jeshile për anëtarësi në klubin e BE-së, atëherë qeveria shqiptare do të ishte nën prozhektorë dhe monitorim të rreptë, jo vetëm për trafiqet dhe pastrimin e produkteve të tyre, por edhe për skemën e PPP-ve, tenderave, ligjeve antikushtetuese dhe klienteliste si ai për Teatrin, etj.

Është për tu theksuar fakti, se për herë të parë kryeministri Rama nuk ka reaguar ndaj këtij investigimi tronditës siç e ka zakon sa herë i dalin të vërtetat e qeverisjes së tij në shesh.