Bllokohen 41 ton banane në portin e Durrësit, urdhërohet kthimi mbrapsht në Kosta Rika

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në pikën doganore në Durrës një ngarkesë prej 41.7 ton bananesh, ardhur nga Kosta Rica, për shkak se produkti rezultoi me probleme për t'u konsumuar nga njerëzit, ishte i prishur.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton dhe sipas legjislacionit në fuqi, ngarkesa do të kthehet në vendin e origjinës.