FOTO/ Shqipëria përrallore në një album, Meta mesazh turistëve

Presdienti i Republikës ka takuar fotografin Fation Plaku i cli ka publikuar së fundmi  një album me fotë nga e gjithë Shqipria.

“Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni”, shkruan Meta në një postim në facebook ku bënë publik edhe takimin me artistin.

Ja postimi i tij i plotë:

Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori. 

Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni.