Kërkohej në të gjithë Europën, kosovari shkon si ‘cjapi te kasapi’ në polici

Një shqiptar nga Kosovës i cili kishte humbur dokumentet personale, ka shkuar në një stacion policor për të bërë denoncimin. Menjëherë, protagonisti i historisë është arrestuar pasi ka dhënë gjeneralitetet e tija. Ai rezultoi se ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas medieve italiane, historia ka ndodhur në Lodi të Italisë. I riu 28-vjeçar me origjinë nga Kosova, por me banim në Francë, kishte humbur dokumentet në Itali dhe kishte vendosur të paraqiste ankesën në një stacion policor në qytetin Lombard.

Autoritetet gjermane kishte lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit ndërkombëtar nën akuzën e krimeve kundër pronës. 

Aktualisht 28-vjeçari është në burg në Lodi, duke pritur që të ekstradohet në Gjermani.