FOTO/ Hidhet shorti i FA Cup, përplasje gjigantësh në Londër

Është hedhur shorti i fazës së 1/8-ave të finaleve të FA Cup, ku goglat kanë rezervuar një përplasje të madhe.

Manchester Unitedi do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përballur me Chelsean në raundin e pestë të FA Cup.

Ky është dueli më i fortë në këtë tur, teksa pasi eliminoi Arsenalin, skuadra nga e Solskjaer do të mundohet të kalojë edhe skuadrën tjetër londineze.

Manchester City do të përballët me fituesin e duelit mes Middlesbrough dhe Newport County, ndërsa Crystal Palace do ta ketë për kundërshtar skuadrën e Doncaster Rovers.

Ndeshjet do të luhen nga e premtja e 15 shkurtit dhe e hëna e 18 shkurtit.