Solskjaer, mesazh të qartë Manchesterit për rinovimin e kontratës

Manchester United deri tani ka bërë “bingo” me afrimin e norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer në drejtimin e skuadrës.

8 fitore në 8 ndeshjet e tij të para janë një sinjal se ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” po bën një punë të shkëlqyer, megjithatë e ardhmja e norvegjezit në “Old Trafford” mbetet në pikëpyetje.

Drejtuesit e United nuk kanë vendosur ende nëse do të konfirmojnë Solskjaer edhe për sezonet në vazhdim.

Vetë trajneri i përkohshëm i United, në prag të përballjes me Burnley, deklaroi se po punon që tani për të ardhmen, pavarësisht nga ai që do të jetë e fati i tij.

Unë po përgatis skuadrën për sezonin e ardhshëm, pavarësisht nëse do të jem ose jo në krye të ekipit. Dua që skuadra të sulmojë gjithmonë dhe deri tani kemi marrë rezultatet fantastike, duke realizuar edhe performanca të mira. Unë ndihem si një produkt i Manchester United. Këtu nisa karrierën time si trajner dhe ishte pikërisht këtu ku kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës time si futbollist”, deklaroi Solskjaer.