Kryeministri Haradinaj gati për zgjedhje të parakohshme/ Ja arsyeja

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se është gati për zgjedhje të parakohshme.

Përballë gazetarit Çim Peka, Haradinaj është shprehur se ndodhet në kuotat më të larta të tij, që prej krijimit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net Haradinaj ka treguar se është edhe më lart në kuota se në vitin 2009 kur AAK-ja fitoi shumë komuna.

‘Në 2009 kemi pasur një përfaqësim shumë të madh. Por sot jemi në një nivel më të lartë të përfaqësimit dhe kuotat janë në nivelet që nuk kanë qenë më parë.

Nuk kam pasur ndonjëherë nivelin kaq të lartë të besimit nga qytetarët’ është shprehur Ramush Haradinaj përballë gazetarit Çim Peka në SYRI.net.