Milan-Napoli/ Ancelotti nuk e grumbullon Hysajn për ndeshjen e Kupës së Italisë

Milani dhe Napoli do të luajnë ditën e nesërme sfidën mes tyre për raundin çerekfinal të Kupës së Italisë.

Në listën e publikuar sot nga napolitanët, bien në sy dy mungesa në mbrojtje.

Elseid Hysaj dhe Raul Albiol nuk do të jenë nesër të gatshëm për Ancelottin, prej lodhjes siç shpjegohet.

Të dy do të lihen pushim, që të mos rrezikohet me ta. Ndërkohë, rikthehet Alan, që nuk ishte pjesë e grumbullimit për sfidën në fundjavë për kampionat, po ndaj Milanit.

Të grumbulluarit: Meret, Ospina, Karnezis, Malkuit, Maksimoviç, Kulibali, Luperto, Ghulam, Mario Rui, Diavara, Hamsik, Fabian Ruiz, Alan, Zielinski, Ounas, Mertens, Insinje, Milik, Kajehon, Gaetano.