Basha në Kavajë: Ja kush janë 4 hapat që do ndërmarrim për anëtarësimin e vendit në BE

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Kavajë, ku ka prezantuar edhe programin e Partisë Demokratike për anëtarësimin e vendit në BE.

Ai tha para të rinjve se PD ka gati 4 pika ku do të mbështesë programin e saj, të cilat do të bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ja deklarata e plotë e Bashës:

Nuk ka për të patur integrimin europian për Shqipërinë dhe për asnjë vend ku politikanët e tij janë të lidhur me krimin. Hapi i parë është ndarja e politikës nga krimi. Prandaj atë që rrëzuan në dhjetor vetingun e politikanëve atë do ta bëjmë realitet me mbështetjen tuaj, me votën e shqiptarëve të ndershëm. Pa çliruar parlamentin nga politikanët e lidhur me krimin, pa i dhënë fund një politike peng nga krimi, nuk hapen dyer e Europës.

Por kur krimi luftohet në të gjitha nivelet e në veçanti në nivelet lart ju e dini se çfarë ndodh. Nuk jeni aq të vegjel sa për të kujtuar kur prindërit tuaj rrinin me orë të tëra në radhë për të marrë vizë. Sot me pasaportat që keni në xhep udhëtoni në gjithë Europën sepse atëhere kishte një qeveri me vullnet që luftoi krimin. Unë kam nderin dhe privilegjin të isha ministër i Brendshëm që luftova për të siguruar të gjitha kushtet që ju të udhëtonit lirë, si tani e 9 vjet. Por kjo liri po kërcënohet. Ju e dini që Frontex po sjell personel për të ruajtur kufinjtë e Shqipërisë sepse nuk ka më besim tek Policia Shqipëria, në fakt nuk ka besim tek qeveria shqiptare.

Dje shtypi britanik botoi një artikull jashtëzakonisht negative për vendin tonë; Kolumbia e Europës. Rreziku i parë që mund të ndodhë e që do të ndodhë nëse ne nuk e ndalim është që pas vendosjes së policëve të huaj në kufinjtë tanë, të fillojë të kufizohet e madje të kërcënohet lëvizja e lirë e shqiptarëve. Prandaj edhe hapi i parë për të siguruar që ne të na happen negociatat do të jetë ta ndajmë politikën nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin ti largojmë nga institucionet dhe parlamenti dhe nga qeveria. Edi Rama nuk e bën dot këtë dhe e ka frikë ta bëjë këtë sepse ku tjetër më shumë se në Kavajë është e qartë pse nuk e do vetingun e politikanëve sepse ai është në krye të listës që ka qeverisur falë bashkëpunimit në lidhjet me krimet.  PD dhe unë u japim fjalën se me besimin e qytetarëve dhe me votën e qytetarëve akti i parë do të jetë pastrimi i institucioneve dhe tu kthehen qytetarëve, e politikanët e lidhur me krimin do nxirren jashtë.

Së dyti, garanti i garës së barabartë për administartën publike. E patë se si Zeri i Amerikës publikoi se si bëhen emërimet në administratën publike. Është një nga kërkesat kyç nga BE reforma në administratën publike. Europa është mbi të gjitha garë e ndershme. Mundësitë që u ofrohen shqiptarëve që shkojnë drejt Europës, ofrohen se ka garë dhe ecën në bazë të aftësive ndërsa këtu ecën në bazë të patronazhit dhe jo nga njerëz tëndershëm por nga kopukë të korruptuar e të lidhur me krimin. Rikthimi i garës së ndershme, rikthimi  i barazisë para ligjit të çdo qytetari, ecja para në bazë të meritës është kushti ku pa të cilin nuk mund të shkohet drejt Europës dhe është objektiv madhor  i imi dhe i PD, me garë të ndershme në politikë, në treg, në universitet, në zgjedhje. Me anë të ëktyre vlerave do të mundësojmë të ecim shumë më shpejt se sa e mendojmë sot. Ne një kohë të gjatë e mendonim të pamundur për udhëtimin pa viza të shqiptarëve dhe ia dolëm. Prap do të jemi ne që do ti kryejmë detyrat që këta nuk i kryejnë dot.

Së treti është dekriminalizimi i zgjedheve. Keni dëgjuar të flasin për reformën zgjedhore e cila është nëj copë letër pa pikë vlere. Dekriminalizimi i zgjedhjeve do të thotë që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të kenë mundësi të votojnë të lirë nga kërcënimi i bandave dhe nga paratë e drogës dhe korrupsionit, që të zgjedhur drejtuesit që e meritojnë dhe këta drejtues të përgjigjen para jush për premtimet që kanë dhënë. Kjo është demokracia.

Së fundmi, platforma jonë kundër oligarkisë. Nuk mjafton të çlirojmë ato para për arsimin e alrtë pro duhet të çlirojmë edhe para për pensionistët, për fermerët, për uljen e taksave, për uljen e komoditeteve bazë të ekonomisë, të çmimit të energjisë dhe të naftës pa të cilat ekonomia jonë do të vazhdojë të mbetet jo konkuruese. Për të mundësia që biznesi i vogël të marrë frymë lirisht, për të mundësia që shtresa e mesme të mos jetë më e taksuara në Ballkan që i rri mendja si të largohet e të plotësojë llotarinë amerikane, kanadeze apo australiane.

Për ti bërë të gjitha këto të mundura ne do ti japim fund praktikës korruptive të PPP-ve dhe bashkëpunimit me një grusht oligarkësh që deri më sot kanë amrrë 2.2 miliardë euro kontrata nga ky shtet. Le ta themi fare qartë, anulumimi i secilës prej këtyre kontratave, ne do tua marrim Shqipërinë kthetrave të oligarkëve dhe nga ana tjetër do tua kthejmë qytetarëve shqiptarë. Këto para do të shkojnë për të financuar politikat tona ekonomike të cilat do të ndezin motorrët e ekonomisë, do të ndezin motorët e shpresës, së punësimit, dhe politikave sociale që do të bëjnë të mundur që në Shqipëri të mos ketë familjarë që i çojnë fëmijët e tyre me barkun bosh. Të mos ketë familjes që nuk paguajnë dot bukën, ujin dhe dritat. Këto janë hapat që do të hedhim për të bërë të mundur që Europa të na konsiderojë seriozisht dhe të hapë negociatat për anëtarësimin në BE.