", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Dëmtimi lë Neymarin jashtë Championsit, ja sa do mungojë pas operacionit!

Paris Saint Germain merr lajmin e hidhur për Neymar.

Së fundi L’Equipe ka bërë me dije se sulmuesi duhet të operohet patjetër pasi ka thyer kockën e pestë të këmbës së tij, i njëjti dëmtim si një vit më parë, që e mbajti jashtë fushe për pjesën e dytë të sezonit.

Sot, në Paris ka udhëtuar mjeku i Brazilit, Rodrigo Lasmar, i cili e operoi një vit më parë. Ka qenë trajneri i “Selecao”, Tite, i cili e ka përcjellë mesazhin në Brazil dhe mjeku sot ka udhëtuar drejt Francës për të ndjekur nga afër situatën e 26-vjeçarit.

Të gjitha rrugët e çojnë drejt operacionit dhe rikthimi i tij në fushë parashikohet të jetë pas datës 15 mars sepse koha e rikuperimit të tij do të jetë të paktën 45 ditë.

Në bazë të llogaritjes Neymar do të mungojë në dy ndeshjet kundër Manchester United të vlefshme për fazën e 1/8 të Champions Leagues.