Pastrim toksik/ Parashikimi javor astrologjik nga astrologja Meri Shehu

Planetet do zhvillohen në shenjat e ajrit dhe të tokës. Do kemi Mërkurin dhe Diellin paralelisht në shenjën e Ujorit.Do kemi shkëlqim idesh prototipe. Një lidhje tjetër shumë pozitive do jetë ajo midis Marsit në Dash dhe Jupiterit në Shigjetar.Ky kombinim sjell shanse në çështje ligjore dhe vlera morale.

Dashi
Ka dy rrugë të ndryshme të pavarura që mund të merrni. Ajo e qëllimeve dhe prototipisë dhe aventurës dhe ajo e ligjit dhe moralit.

Demi
Do përparoni shumë dhe në fshehtësi në çështjet personale të padeklaruara si edhe në çështjet ekonomike të padeklaruara

Binjakët
Idetë tuaja krijuese do jenë me të fuqishme se antagonizmi me te cilin do perballeni. Mund të zgjidhni të përparoni me sharmin dhe talentet tuaja

Gaforrja
Do keni pak rënie energjie dhe aktiviteti por kjo nëse nuk do arrini të gjeni rrugën me të shkurtër dhe të përshtashme do fitoni forcat e humbura sidomos në jetën personale.

Luani
Partneret tuaj në çift do kenë më shumë forcë manaxhimi se ju në këtë periudhe ndërsa ju mund të kërkoni apo të shkoni në vende egzotike për energji

Virgjeresha 
Mbarëvajtja në punën tuaj do varet shumë nga idetë e reja të cilat duhet të filloni ti vini ne zbatim dhe të mos prisni të digjen në Diellin e dëshirave tuaja në leter

Peshorja
Dashuria do jetë prezente dhe frymezuese në jetën tuaj pasi vetem kështu ju mund të çlironi bllokimin e energjise dhe talenteve tuaja. Do keni takime interesante

Akrepi
Do hartoni plane takimesh dhe aventurash në vende që nuk i njifni por që ndoshta një eksperience e re nuk do jetë e tepërt

Shigjetari
Ju dhe dashuria dhe njohjet e reja dhe çdo inisiative do marrin aprovimin dhe vulën e vërtetësisë dhe të zhvillimit në çdo aspekt. Marrëdhenie te mira me Dashet

Bricjapi
Duhet te ndani me peshore në dorë ajo çfare ju përket juve dhe ajo çfarë u përket njërzve të tjere të familjes pasi në të kundërt planetet ju refuzojne fatin e mire

Ujori
Jemi në moment idesh takimesh levizjeje dhe zhvillime të shpejta si në jetën personale ashtu edhe në projekte shkolle dhe kualifikimesh

Peshqit
Një detyrë e re me ngritje ju pret në këtë javë dhe një baze e re ekonomike e cila mund tju mposht friken e identifikimit dhe panikun e humbjes. Mund te keni martesa