ZYRTARE: Zbulohet vendi ku do luhet finalja e Kupës së Mbretit

Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar vendin që do zhvillohet finalen e Copa del Rey.

Stadiumi i Real Betis, “Benito Villamarin” në qytetin e Sevillës është zgjedhur për të pritur finalen e Kupës së Mbretit për sezonin 2018/19.

Do të jetë hera e parë që nga viti 2002-03 që finalja nuk luhet në asnjë prej qyteteve si Madridi, Barcelona apo Valencia.

Betis ende ka shpresa se mund të luaj në finale, pasi është kualifikuar në çerekfinale dhe në ndeshjen e parë ka barazuar 1-1 kundër Espanyolit.

Finalja e Copa del Rey do të luhet me 25 maj.