Lyrical Son qenka bërë baba për herë të dytë/ Ja emri që i ka vënë së bijës

Këngëtari Festim Arifi i njohur publikisht me emrin Lyrical Son së fundmi është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Gresa, ka sjellë në jetë një tjetër vajzë, së cilës i kanë vënë një emër mjaft të këndshëm, Erika.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Express” vetë këngëtari, i cili ndër të tjera ka rrëfyer se vajza ka ardhur në jetë në datën 26 janar.

Fatmirësisht thuhet po ashtu se Gresa dhe foshnja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Dyshja janë prindër edhe të një vogëlushjeje tjetër me emrin Gresa, e cila vetëm para pak ditësh ka festuar 3 vjetorin e lindjes!