Revolucion me shumë largime, Marotta gati të sjellë trajnerin e ri të Interit

Luciano Spalletti po e shijon sezonin e fundit te Interi, së bashku me disa lojtarë.

Beppe Marotta ka marr mbështetje të plotë nga Grupi Suning, që në fund të sezonit të bëjë disa largime të rëndësishme ku pritet të fillojë nga stoli drejtues, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sipas mediave në Itali, zikaltërit thuhet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten, ndërsa ky i fundit ka dorëzuar një listë me lojtaret që i do në skuadër.

Ish-trajneri i Juvenusit nuk është angazhuar me asnjë skuadër, pasi në verën e kaluar u shkarkuar nga Chelsea.

Paraprakisht Marotta thuhet se ka biseduar me Conten, ndërsa marrëveshja do të finalizohet në javët e fundit të këtij sezoni.